Kryeministri Zoran Zaev këmbëngul se marrëveshja me Bullgarinë është një akt historik, ndërsa veton bullgare e vlerëson si gabim katastrofik me vendimin për të bllokuar fillimin e negociatave mes Maqedonisë dhe BE-së . Në sencën parlamentare të rezervuar për pyetje të deputetëve, Zaev theksoi se “Historia e përbashkët” është një formulim serioz për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët.
Zaev vlerëson se anulimi i marrëveshjes me shtetin fqinj do ta kthente vendin në një zonë gri në Ballkan, pa ndonjë perspektivë dhe shpresë.
Por, deputeti i VMRO-DPMNE Aleksandar Nikollovski tha se qeveria bëri gabim duke nënshkruar marrëveshje me Bullgarinë. Ai nuk ishte dakord me pikëpamjet e kryeministrit dhe se marrëveshja i dha Bullgarisë një shans për të shantazhuar vendin në rrugën e saj drejt BE.
