Nesër Saraji pa energji elektrike, një pjesë e banorëve të Kisella Vodës pa energji elektrike dhe ujë

TË FUNDIT

Për shkak intervenimeve teknike në sistemin elektrik të Qytetit të Shkupit, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e komunës të Kisella Vodës dhe Sarajit. Ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga Kisella Voda.

Në periudhën na ora 10 deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Hristo Tatarçev” në Kisella Vodë.

Nga ora 10 deri në orën 12 pa energji elektrike do të jetë një pjesë e fshatrave të Sarajit dhe Gërçeci në komunën e Sarajit.

NP “Ujësjellësi dhe kanalizime” – Shkup informojnë se pa ujë nga ora 09 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Dimo Haxhi Dimov”, për shkak vendosjes së F-100 mm në rrugën “Marko Oreçkoviq” nr 124.