Arrestohen tetë persona nga Kumanova e Shkupi, dyshohen për terrorizëm

TË FUNDIT

Policia ka arrestuar 8 persona të dyshuar për organizimim terrorist. Siç njoftojnë nga MPB, pas kontrolleve në 8 lokacione, nga të cilat 5 në Kumanovë dhe tre në Shkup, janë gjetur dhe janë privuar nga liria 8 persona, B.F 32 vjeçar, B.G 27 vjeçar dhe J.K 25 vjeçar, nga Shkupi, kurse I.M 22 vjeçar, D.A. 21 vjeçar, P.A. 31 vjeçar, S.I 31 vjeçar dhe A.S. 21 vjeçar nga Kumanova.

“Reparti për shkatërrimin e krimit serioz dhe të organizuar- Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizëm në koordinim me Agjencinë për Siguri Nacionale, Reparti për operacione speciale policore nën përkujdesjen e Prokurorit publik përgjegjës nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korpusin pas hetimit disa mujor më 27.12.2020 ka arrestuar tetë anëtarë të një organizate terroriste. Në bazë të bastisjeve të shtëpi dhe në hapësira tjera të lëshuara nga gjykatësi përgjegjës nga Gjykata penale Shkup, janë bërë bastisje në tetë lokacione, prej të cilave pesë në Kumanovë dhe tre në Shkup, ku janë gjetur dhe privuar nga liria të gjithë tetë personat”, thuhet në njoftimin e MPB-së.