Janë sanksionuar 168 shoferë në Shkup

TË FUNDIT

Gjithsej 168 masa, përfshirë nëntë për drejtim pa patent shoferi, shtatë për automjete të paregjistruara, nëntë për përdorim të celularit janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Informojnë se janë shqiptuar gjashtë sanksione për parakalim të parregullt, 65 masa për parkim të parregullt të automjeteve dhe 16 sanksione për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

“Kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat me qëllim të sigurimit më të madh në trafik”, theksojnë nga MPB-ja.