Lukarevska: Diku është kryer pagesë me detyrim për shkak të keqpërdorimit të ndihmës shtetërore

TË FUNDIT

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska sot në konferencë për shtyp, informoi se te disa nga ndërrmarjet për të cilat u konstatua se e kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore, tashmë është kryer pagesa me detyrim, ndërsa tek të tjerat në proces është zbatimi i veprimeve për pagesë të detyruar.“Te ndërmarrje të caktuara janë lëshuar paralajmërime dhe pas një periudhe të caktuar të paralajmërimeve, kryhet pagesa e detyruar. Në disa vende pagesa e detyruar tashmë ka përfunduar, përkatësisht ato mjete janë bllokuar dhe konfiskuar, ndërsa në disa vende ne jemi akoma në fazën e zbatimit të veprimeve për pagesë të detyruar”,  tha Lukarevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.Kontrollet intensive janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Punë për pagesën e ndihmës shtetërore për nëntor. Drejtoresha Lukarevska paralajmëroi më shumë detaje së shpejti.“Për nëntor, janë dorëzuar 13,851 kërkesa për 13,090 ndërmarrje që kanë marrë ndihmë, ndërsa kjo i referohet 65,537 punonjësve. Ne po e bëjmë analizën në pjesën e kësaj rroge nëntori nëse është paguar ndihma shtetërore dhe do të dalim me informacione për një kohë shumë të shkurtër”, tha Lukarevska në konferencën për shtyp në Qeveri.