Sanksionohen 614 persona për mosmbajtjen e maskës

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën e mosmbajtjes së maskës janë regjistruar 614 shkelje.

MPB u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.