Brenda 24 orëve më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

TË FUNDIT

Janë regjistruar 627 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 2510 teste të realizuara në 24 orët e fundit.

Me më shumë raste të reja me koronavirus kryeson kryeqyteti, me 250 raste të reja.

Instituti për Shëndet Publik informon se në 24 orët e fundit janë shëruar 644 pacientë me Covid-19. Gjithashtu ministria e Shëndetësisë informon se jetën nga Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Viktimat janë nga katër nga Shkupi, katër nga Prilepi, dhe nga një viktim nga Kumanova, Kavadari, Manastiri, Gjevgjelia, Struga dhe Ohri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë shkon në 79.815, numri i pacientëve të shëruar në 56.743, ndërsa numri i viktimave në 2354.  Raste aktive janë gjithsej 20.718.