Damovska: “Fëmijëve tanë u ofrohet arsim i dobët”

TË FUNDIT

Profesoresha Lena Damovska në emsionin e sontëm “Klik Plus” në TV21 theksoi se nxënësve në shkolla u ofrohet arsimim i dobët.

“Për të krijuar një koncept të ri të arsimit në Maqedoni, ndër tjerash, duhet të përmirsohen njohuritë e nxënësve tanë të cilët me vite kanë qenë jashtëzakonisht të dobët, dmth jemi në fund të tabelës edhe në regjion në qoftë se i krahasojmë me vendet tjera, e lërë mos të flasim për vendet evropiane”, tha Damovska.

Damovska shton se duhet të ndryshohet diskursi pedagogjik dhe duhet të përqëndrohemi në mënyrën se si mësojnë fëmijët tanë.