Qeveria: Për organizim të online lojërave të fatit duhet të posedohet licencë

TË FUNDIT

Vonë pasdite morëm përgjigje nga Qeveria lidhur me atë nëse do ta vazhdojë dekretin dhe nëse do t’i plotësojë kërkesat e Asociacionit të Bastoreve Sportive. Prej atje thanë se për shkak të parandalimit të përhapjes së Covid-19, është sjellë ndalesë për punë të bastoreve dhe kazinove. Por, me qëllim që të ruhen vendet pune, me Dekretin është sjellë edhe vendim që të mund të organizohen lojërat e fatit në internet me licencat që i posedojnë, respektivisht pa pasur nevojë t’i ndryshojnë.
Dekreti zgjati 6 muaj, kurse tani pasi skadoi dhe pasi nuk ka ndalesë për punë të organizatorëve të lojërave të fatit me prani fizike, kuptohet se duke i respektuar të gjitha protokollet dhe sipas ligjit aktual çdokush që dëshiron të organizojë lojëra të fatit në internet, do të duhet të marrë licencë për këtë.