Dy tërmete me intensitet prej 5,1 dhe 5,2 ballë sipas shkallës së Rihterit dhe disa më të vogla prej katër ballëve janë regjistruar gjatë natës dhe herët në mëngjes në pjesën detare, në verilindje të ishullit grek, Kretë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas Institutit gjeodinamik të Observatoriumit kombëtar në Athinë, tërmeti i parë prej 5,1 ballë ka qenë në ora 3 e 30 minuta, pas çka vijuan tre të tjerë mes 4 dhe 4,4 ballë, ndërsa pas diçka më pak se katër orëve edhe i dyti me intensitet prej 5,2 ballë sipas shkallës së Rihterit.
Tani për tani nuk ka informata për persona të lënduar ose dëm të shkaktuar material. bsh/
