Damjan Mançevski dha dorëheqje nga funksioni i deputetit

TË FUNDIT

Deputeti i Lidhjes Socialdemokrate e Maqedonisë, Damjan Mançevski ka dorëzuar sot dorëheqje nga posti i deputetit.

Këtë e bëri të ditur kryeparlamentari Talat Xhaferi pasi e hapi seancën plenare ku në rend dite janë zgjedhja e zëvendësministrave të rinj.

Dorëheqjen duhet ta verifikojë Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe duhet të propozojë emrin e deputetit i cili vjen në vendin e Mançevskit. Deputeti i ri duhet t’i verifikohet mandati më pas në Kuvend.