Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sonte me fillim në ora 21:30, do të jetë mysafir në emisionin më të shikuar debatues Click Plus në TV21 me gazetarin Fatmir Aliu.
Ahmeti do të flas për të gjitha temat me interes publik, përfshirë formimin e shumicës parlamentare dhe qeverisëse, marrëveshjes së koalicionit, intervistimin e tij në Prishtinë dhe të tjera.
