Pas Marrëveshjes për formimin e Qeverisë mes LSDM-së dhe BDI-së, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në pres-konferencë për media tha se do të organizojnë rezistencë.
Sela shtoi se rrugë tjetër nuk ka përveç rezistencës për të mbrojtur vlerat dhe për të pastruar anti-vlerat nga skena politike.
“Bashkë me popullin do të organizojmë rezistencë për ta mbrojtur lirinë, për ta mbrojtur votën, për ta mbrojt verdiktin dhe ardhmërinë. Rrugë tjetër nuk ka përveç se rezistencë për të mbrojtur vlerat dhe për t’i pastruar nga skena politike antivlerat”, deklaroi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.
