Më 17 shtator vazhdon gjykimi për çështjen “Dhuna në Qendër” , për shkak të ndryshimit të avokatit të njërit prej të pandehurve. Me kërkesën e avokatit për t’u njohur me çështjen, gjykatësi Dusan Josifov e shtyu seancën dëgjimore.
Në seancën e fundit, përkundër indikacioneve të mbrojtjes, gjykatësi e lejoi ekspertin nga Serbia të shpjegojë se si i shqyrtoi materialet.
Në këtë çështje të iniciuar nga ish-PSP, e cila tani udhëhiqet nga Prokuroria e Shkupit, janë akuzuar disa persona, përfshirë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski (aktualisht në arrati në Hungari), ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeten e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangelova dhe pjesëmarrës të tjerë në protestat e dhunshme para Komunës së Qendrës në vitin 2013.
“Mbrojtja ka kërkuar të dëgjohet si dëshmitar, gjykata i ka dorëzuar ftesë dëshmitarit Protugjer që të jetë këtu dhe të merret në pyetje si dëshmitar, ndërsa sot vetë ftesën e tyre e kanë revokuar për arsye që me të vërtetë do të duhet t’i arsyetojë dhe t’i theksoj pse e ka bërë këtë. Nëse tashmë dëshmitarit i lëshohet ftesë, kjo do të thotë se ai e ka pranuar ftesën si dëshmitarë dhe si dëshmitarë duhet të dëgjohet. Revokimi i vetë ftesës dhe marrja në pyetje duhet të arsyetohet në aktvendimin për shkak se me vendimin e sotëm që vlerësohet si i provë e parëndësishme bie në kundërshtim me vetë ftesën për thirrjen e këtij dëshmitari.” – deklaroi Avokati Elenko Millanov.
