Çmimet me pakicë të benzinës prej sonte në mesnatë do të ulen për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i njëjtë, kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë KRRE.
Sipas KRE, çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 59,50 denarë për litër, i EUROSUPER BS-98 për 61,50 denarë, dhe EURODISEL 52 denarë.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri edhe mëtej do të shitet për 52 denarë për litër.
Rritja do të ketë vetëm në çmimin me pakicë të mazutit, për 0,244 denarë, i cili prej sonte në mesnatë do të jetë 25,365 denarë për kilogramë. sn/
