Të paktën 17 njerëz e humbën jetën, ndërsa dhjetëra u plagosën në një sulm të ekstremistëve nga El Shabab në një hotel në Mogadishu, ndërsa policia i dha fund dramës pas një shkëmbimi zjarri katërorësh, në të cilin u vranë të gjithë sulmuesit.
Al Xhezira raportoi se në sulmin u vranë të paktën 17 njerëz, ndërsa Si-En-En njoftoi se dhjetë njerëz u vranë.
“Forcat speciale të Somalisë e kanë përfunduar rrethimin katërorësh të një hoteli në Mogadishu, pasi i vranë të gjithë sulmuesit,” publikoi një zëdhënës i qeverisë në Tuiter.
Midis viktimave janë sulmuesit, dy zyrtarë qeveritarë, një ushtar, tre anëtarë të sigurisë së hotelit, katër civilë. Dhjetëra njerëz u plagosën, sipas burimeve spitalore. ls/shk/
