Për shkak të falimentimit të Eurostandard Bankës dhe marrjes së licencës, shumë pensionistë, shfrytëzues të ndihmës sociale apo kompensimit për mbrojtje të fëmijëve dhe familje kujdestare, mbesin në pasiguri.
Nuk dihet kur do t’i marrin paratë e tyre. Megjithatë, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, por edhe nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, porosisin që qytetarët që kanë pasur xhirollogari në Eurostandard Bankë, të hapin xhirollogari të ri në ndonjë bankë tjetër ose në qoftë se kanë, atëherë më së voni deri më 25 gusht të shkojnë në bankë që të lidhet numri i xhirollogarisë së tyre me numrin social. Thonë se pensionistët, por edhe shfrytëzuesit e ndihmës sociale, nuk do të pësojnë asnjë dëm.
Njëkohësisht, nga Banka Popullore thonë se të gjithë personat fizikë që kanë pasur depozita në këtë bankë, do të dëmshpërblehen, respektivisht do t’i marrin paratë e tyre.
