Lideri i VMRO-DPMNE-së gjatë vizitës së pjesëve juglindore të vendit tonë, tha se të rinjtë nuk shohin perspektivë në shtetin tonë dhe duan të largohen prej këtu. Ai shtoi se të rriturit ndjehen të nënçmuar dhe pa inkurajim. Mickoski tha se pikërisht partia e tij me ripërtëritje të shtetit do ta pengojë, siç tha, pandeminë trevjeçare të Zaevit dhe LSDM-së.
“Çështjen kyçe që ua parashtrojmë banorëve të Prilepit është se a jetojnë më mirë. Përgjigjet që i morëm, pa përjashtim, janë se jo vetëm që nuk jetojnë më mirë por jetojnë edhe më keq se më herët. Atë që e dëgjuam gjatë këtyre 12 ditëve sa zgjat fushata, e dëgjuam edhe këtu në Prilep, dhe kjo është provë se nuk ka përjashtime, se kjo pandemi trivjeçare në krye me LSDM dhe Zaev e ka kapluar tërë Maqedoninë”, theksoi, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski./TV21
