Akuzat e ndërsjella mes LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk kanë fund, pas shkeljes së afateve të caktuara në Marrëveshjen e Przhinos. Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov theksoi që partia e tij i ka suspenduar bisedimet deri sa nuk rregullohet ligji për Prokurorin Special.
“Marrëveshja e Przhinos është shkelur në momentin kur Këshilli për Prokurorë Publik në kundërshtim me ligjin për Prokurori Speciale nuk zgjodhi ekipin e Prokurores Speciale Katica Janeva. Çështja e dytë ku bisedimet kanë ngecur është i ashtuquajturi Ligj për Qeverinë, ose Ligji për integrimet të Ministrit të Punëve të Brendshme”, tha Petre Shilegov nga LSDM në emisionin “10 Minuta”.
“Bisedimet nuk kanë ngecur. Ata po zhvillohen dhe mendoj që do të arrihet një marrëveshje. Akuza gjithmonë ka pasur dhe mendoj që do të ketë edhe në të ardhmen. Qëndrimet tona janë të qarta. Mundohemi që ato të jenë dispozicion të publikun. Siç e dini VMRO-DPMNE në pjesën e bisedimeve ka raport konstruktiv. Ne jemi më shumë të interesuar që Marrëveshja e Przhinos të realizohet, dhe të shkojmë drejt zgjedhjeve në prill ashtu siç jemi marrë vesh”, theksoi Emil Dimitriev nda VMRO-DPMNE.
Nga BDI thonë që ata janë të vetmit që japin zgjidhje për daljen nga kriza.
“Mendoj që vetëm BDI jep zgjidhje për dalje nga kriza dhe do të vazhdojmë që të bëjmë presion tek partitë tjera pjesëmarrëse në këtë krizë politike. Do të bëjmë presion edhe tek VMRO-DPMNE dhe LSDM, që qytetarët Shqiptarë Maqedoninë e ndjejnë si shtet të tyrin dhe do të luftojmë deri në fund që të arrihet marrëveshje për dalje nga kriza”, tha Bekim Neziri nga BDI.
Edhe PDSH e shohin veten si paqeruajtës. Deputeti Bekim Fazliu thotë që PDSH ka qenë konstruktive gjatë gjithë këtij procesi. Sipas tij, qëndrim të tillë kanë edhe faktori ndërkombëtarë.
“Jo aspak, PDSH nuk ndjehet fajtore për ngecjen e kësaj marrëveshje. Fajtorët duhet të kërkohen diku tjetër. Nëse ekziston ndonjë parti politike më konstruktive në këto bisedime, atëherë ajo është PDSH-ja, dhe këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe faktori ndërkombëtarë i cili është e involvuar drejtpërdrejt në këto bisedime”, shprehet Bekim Fazliu në emisionin “10 Minuta”.
Përkundër afateve të shkelura, partitë politike kanë edhe një afat. Ai deri më 5 nëntor kur pritet që Komisioni Evropian të publikojë Raportin e Progresit të Maqedonisë në Integrimet Euroatlantike.
