Konferenca kundër terrorizmit! Maqedonia, jo imune kundër sulmeve terroriste!

TË FUNDIT

Eskpertët e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se është vështirë të zbolohen shenjat e para të ekstremizmit dhe formave të tjera të radikalizimit. Koordinatori kombëtar për luftë kundër terrorizmit në Maqedoni, Toni Jakimovski deklaroi se projekti për luftë kundër ekstremizmit dhe radikalizmit në bashkëpunim me OSBE-n ka treguar rezultat të lartë. Ai tha se faza e parë e këtyre dukurive të rrezikshme është një [unë e vështirë për t’u zbuluar.

“Pas një viti punë në këtë projekt, Republika e Maqedonisë fitoi disa trajnues të stërvitur për punë me oficerët policorë, të cilët punojnë me qëllim zbulimin e radikalizmit të mundshëm apo ekstremizmit, që më vonë mund të rezultojë në terrorizëm”, tha koordinatori nacional per lufte kunder terorizmit, Toni Jakimovski.

Ambasadorja OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen deklaroi se ky projekt ka shënuar rezultate të mira. Ajo u shpreh në përkrahje të projektit. Suomalainen po ashtu theksoi se PERT projekti do t’i ndihmojë njësisë policore në zbulimin e sinjaleve të para të terrorizmit.

“Ky projekt po zbatohet në bazë të një projekti i cili është model evropian dhe i zbatuar në 17 shtete evropiane me afër 150 trajnues, të cilët kanë për detyrë t’u ndihmojnë zjarrfikësve apo oficerëve policorë të punësuar në Departamentin për identifikimin e shenjave të mundshme për terrorizëm dhe ekstremizëm”, tha ambasadorja e OSBE-s Nina Suomalainen.

Eksperti ndërkombëtar Zhan Pjer Devos tha se ky projekt ka vlerë të veçantë dhe se rezultatet e deritanishme, përmbushin pritjet e tij.

“Çdo shtet ka njësi të specializuara anti-terroriste. Këta kolegë janë mirë të stërvitur, me përvojë të madhe dhe ndoshta janë njësia më e mirë për t’u ballafaquar me këtë problem“, tha Zhan Pjer Devos.

Këto ditë pati shqetësime të shprehura publikisht edhe nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme lidhur me mundësinë e implikimti në grupe ekstremistësh të shtetasve nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët po tranzitojnë si refugjatë nëpër Maqedoni dhe vendet e tjera të Ballkanit.