Bilanc i zi nëpër rrugë, për tri ditë dy të vdekur

TË FUNDIT

Përkundër dënimeve të larta që janë parashikuar për vozitje të shpejtë, ngjarjet tragjike në të cilat shkelen këmbësorë, rriten çdo ditë e më tepër. Vetëm këtë javë kishte disa raste në të cilat e humbën jetën disa kalimtarë.  Dje pasdite, në lagjen Hrom, një kamion e goditi për vdekje një 12-vjeçare, e cila bashkë me nënën, ishte duke u kthyer nga tregu. Vajza ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, kur kamioni i kaloi sipër.

Një tjetër tragjedi ndodhi edhe në rrugën regjionale Gostivar-Trbenivo-Padallishtë, ku tetë persona, prej të cilëve tri gra dhe pesë fëmijë u lënduan në fatkeqësinë e trafikut, kur një veturë e markës Hondai, për shkaqe të panjohura humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u rrokullis në një humnerë.

Gjithashtu, një tjetër person ndërroi jetë, ndërsa 4 të tjerë u lënduan në një fatkeqësi trafiku, që ndodhi mbrëmë në rrugën regjionale Ohër-Strugë. Vetura doli nga rruga, me ç‘rast , një 29-vjeçar ndërroi jetë në vendngjarje.

Javën e kaluar, në afërsi të Kishës katolike, një veturë goditi një vajzë të vogël, e cila, fatmirësisht nuk iu nënshtrua lëndimeve të marra.

Këshilli republikan për siguri në trafik, me anë të fushatave apelojnë të respektohen rregullat e trafikut. Disa persona publikë ishin pjesë e fushatës “vozit, sikur çdo fëmijë në rrugë, të ishte i yti”.