Ky është vendi ku duhej të jetë fusha e re e sportit në fshatin Dobërcë në komunën e Zhelinës. Para një muaji, kryetari i komunës, Fatmir Izairi, premtoi se do të fillohet me ndërtimin e fushës brenda pak ditëve, dhe se do të përfundojë deri në fund të vitit.
“Fusha e sportit do kryhet këto ditë . Është ankandi. Brenda një muaji, maksimum dy, ajo do të kryhet. Para Vitit të Ri do të jetë e kryer”, theksoi Fatmir Izairi.
Por kjo nuk rezultoi kështu. Punët për fushën e sportit ende nuk kanë filluar, kurse banorët lokalë thonë se përgatitjet për fillimin e ndërtimit të fushës kanë filluar para tre vjetëve. Edhe kryetari i komunës pranoi se ai vend është rrafshuar dhe përgatitur dy herë para tre vjetëve, por tha se në atë kohë fusha duhej të ndërtohet nga Agjencia për rini dhe sport. Ai tha se komuna ka aplikuar për fonde në byronë për furnizime publike dhe se presin që komisioni i saj të miratojë fondet për të fillouar me ndërtimin.
“Është e vërtetë, ka 3 vjet që është rrafshuar dy herë, ka qenë agjencia për sport, rini dhe kulturë. Ai projekt nuk u realizua.
Aplikuam atje dhe presim që këto ditë që ata nëse e miratojnë sigurisht që do të miratojnë gjysmën , dikur rreth 700-800 mijë denarë , pasi që fusha do të kushtojë rreth 25 000 euro. Dhe nëse komuna mund t’i shfrytëzojë këto mjete, e ndërprejmë për pak .
Do të hapet ankandi, do të shkojë 1 muaj deri sa të lidhet kontrata , varet prej kushteve klimatike se a do të bëhet deri në Vitin e Ri, apo në verë; megjithatë është punë e kryer”.
