‘’Bursa EKSPO- Studime jashtë vendit" – interesim i madh i studentëve

TË FUNDIT

Shumë studentë dhe nxënës të shkollave të mesme kishin ardhur në promovimin e programit të bursave “Bursa Ekspo” për studime jashtë vendit. Studentëve i`u prezantua një ofertë e pasur, ku ata do të njiheshin me universitete të njohura botërore dhe programet e tyre studimore.

Në këtë organizim u promovuan 17 universitete nga 7 vende të ndryshme të botës,  që ofrojnë mundësi studimi përmes bursave studimore.

Për herë të parë ishte oferta nga Kolegji kanadez Ashbury dhe Fakulteti për Biznes dhe Administratë nga Spanja.  Por ofertat e pasura janë edhe nga Zvicra, Italia, Holanda, Greqia dhe Shtetet e Bashkuar që çdo vit për studentët nga Maqedonia  ofrojnë mundësitë e studimit përmes bursave.

Ivana Dievska nga  organizata  “Qendra  për Këshilla Edukative” informoi se kjo është një mundësi e mirë për studentët që duan të studiojnë jashtë vendit.  Sipas saj, ky promovim tregon se sa të rinj janë të interesuar për të studiuar jashtë vendit.

Studentët theksojnë se dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit, për shkak të kushteve më të mira për studime dhe mundësitë që ofrohen.