"Ditët Austri – Maqedoni": Të rinjtë në qendër të debatit

TË FUNDIT

Sot vazhdoi dita e dytë e projektit “Ditët Austri-Maqedoni”, qëllimi i të cilit  ishte thellimi i bashkëpunimit në mes dy shteteve.

Kryetari i Klubit Evropian “ALPBAH” Franc Fishler, deklaroi se po përpiqen që t’i bindin të rinjtë nga Maqedonia për të marrë pjesë në forumin, ku këtë vit morën pjesë 800 të rijnë nga 40 shtete. Numri i të rinjve nga Maqedonia të cilët jetojnë aktualisht në Austri, sipas Franz Fischler është rreth 20 mijë.

Sipas Adelina Markut nga Ministria për Punë të Jashtme, çështja e ikjes së trurit është problematikë në vete. “Duhet theksuar edhe kjo se në të njëjtin kurikulum ka hapësirë të madhe për të ashtuquajturën fushë të re të diplomacisë dhe ajo është diplomacia ekonomike dhe kur këto të dyja plotësojnë njëra tjetrën në teori janë shumë të suksesshme. Çështja e praktikës varet nga sistemi shtetëror” tha Marku.

Pishtar Lutfiu, kryetari i klubit  “ALPBACH” në Maqedoni, informoi se qëllimi i këtij projekti është  bashkëpunimi bilateral mes dy shteteve “Siç e dimë, Austria është një mbështetës mjaft i mirë i Maqedonisë edhe në rrafshin ndërkombëtar”, tha Lutfiu.

Në këtë forum ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi. Ai prezantoi  disa prej reformave në fushën e arsimit.

Zimer Jashari