Avokati i Popullit: Të mos pengohet e drejta për të protestuar!

TË FUNDIT

Në lidhje me informacionin se ndaj gjimnazistëve po ushtrohet presion dhe kërcënime për të mos dalë në protesta lidhur me testimin ekstern, Avokati i Popullit apelon që nxënësit të mos pengohen në të drejtën e tyre për shprehje paqësore të pakënaqësisë, përkatësisht të drejtën e lirisë së mendimit dhe lirinë e shprehjes në lidhje me të gjitha çështjet që prekin fëmijët dhe të rinjtë, në përputhje me ligjet dhe dokumentet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti.

Avokati i Popullit thekson se shprehja paqësore e protestës është e drejtë e garantuar me kushtetutë, duke këshilluar që të dëgjohet mendimi i nxënësve për reformën e arsimit përmes dialogut të drejtpërdrejtë, për shkak se ata janë të prekur drejtpërdrejt nga ndryshimet në procesin mësimor dhe edukativ, që nga ana tjetër ndikon në zhvillimin e tyre dhe ndërtimin e personalitetit të tyre.