Bursa nga ARS për 500 sportistë të rinj

TË FUNDIT

Drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Marjan Spaseski sot ka ndarë vauçerë për bursat, të cilat çdo vit i ndan ARS për 500 sportistët e rinj më të mirë deri 20 vjeç.

Bursa “Shpresa sportive” ndahet në formë të plaketës dhe kompensimit në të holla, që e merr sportisti i ri gjatë 10 muajve të vitit në vlerë prej 20 për qind të rrogës mesatare të paguar në vitin paraprak.

Nga ARS thonë se stimulimi i të rinjve i këtij lloji do të thotë shumë për sportistët e talentuar që të mbijetojnë në betejën për ndërtimin e karakterit profesionist dhe krijimin e reprezetuesve të ardhshëm të cilët do t’i mbrojnë ngjyrat e shtetit.