VMRO-Popullore sot bëri thirrje ndaj të gjitha partive politike me parashenjën VMRO, që vullnetarisht të heqin dorë nga përdorimi i kësaj parashenje, pasi që me këtë do të pamundësohet keqpërdorimi i këtij emërtimi për interesa ditore politike, dhe se me këtë përgjithmonë do të mbetet e paprekshme shenjtëria e VMRO-së.
VMRO-Popullore thotë se vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohet VMRO-ja dhe ideologjia e saj burimore që ka themelet nga viti 1893. Sipas kësaj partie, kështu do të tejkalohen kontestimet dhe komprometimet e emrit VMRO, poshtërimi i idesë dhe shtrembërimi i të vërtetës për kuptimin dhe rolin e VMRO-së historike nga ana e disa partive dhe politikanëve, kuazi – historianëve, dhe personaliteteve të tjera publike.
