Derisa tensionet kanë arritur në pikën më kritike, Kryesia e Kuvendit të Kosovës qysh javën e kaluar ka thirrur seancën për këtë të enjte.
Por për modalitetet e mbajtjes së saj, Kryesia pritet të mblidhet sot për të diskutuar edhe një herë,se si të veprohet në kuadër të autorizimeve që i ka kryetari i Kuvendit.
Nderkaq Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë sot vendim që nesër të zhvillohet kontroll më e rreptë ndaj personave që do të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.
Nga kjo kontroll nuk do të kursehet as kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Me këtë vendim kontrollës do t’i nënshtrohen edhe stafi i kryeparlamentarit, shefat e grupeve parlamentare, deputetët, ministrat, personeli dhe gazetarët.
Ky kontroll i detajuar po bëhet për shkak të sigurisë se brenda Kuvendit nuk do të futen mjete të rrezikshëm./21 Media/
