Fillon ndërtimi i ujësjellësit në Kriva Pallankë

TË FUNDIT

Me vendosje të gurthemelit, sot filloi realizimi i projektit për ujësjellës në zonat e larta të Kriva Pallankës, për çka janë ndarë 23 milionë denarë. “Me realizim të këtij projekti parashikohet zgjidhje përfundimtare të furnizimit me ujë të zonës së lartë në bregun e majtë të Kriva Rekës në Kriva Pallankë. Me këtë do të tejkalohet mungesa e ujit në periudha kritike në pjesët më të larta të qytetit”, ka thënë në ceremoni zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski.

Gjatë vizitës, Peshevski bashkë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Aleksandar Stojanov, vizituan lokacionin ku do të fillojë ndërtimi i autostradës Rankovce – Kriva Pallankë në pranverës, e për të cilën paradokohe u sigurua kredi prej 83 milionë euro nga Banka Botërore.