Janë bërë 500 ditë që kur para ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës është vendosur tenda e ish punëtorëve të fabrikës së Tubave në Ferizaj të cilët janë hedhur në protestë për plotësimin e kërkesave të tyre mbështetur në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ata vazhdojnë të qëndrojnë në tendën në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre. Kërkojnë kompensimin në shumën prej 25.649.250.00 euro./ 21 Media
