Në Prishtinë ka filluar “Java e filmit të Bekim Fehmiut” me shfaqjen e filmit “Mbledhja e puplave”. Me rastin e fillimin të kësaj jave në Kinemanë ABC në Prishtinë, ishte e pranishme edhe bashkëshortja e të ndjerit, Branka Petric, e cila ndër të tjera tha se Bekim Fehmiu konsiderohej njeriu i parë i cili ka thyer perden e hekurt të bashkëpunimeve artistike mes lindjes dhe perëndimit./ 21 Media
