Cipras bisedoi edhe me Kerin për çështjen e emrit të Republikës së Maqedonisë

TË FUNDIT

Problemi i çështjes së  emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë ka qenë një nga temat për të cilat mbrëmë është biseduar në Nju Jork ndërmjet kryeministrit  grek, Aleksis Cipras dhe Sekretarit shtetëror, Xhon Keri.

Cipras theksoi synimin e qeverisë greke që çështja e emrit të zgjidhet me gjetjen e një emri të përbërë me përcaktim gjeografik, për përdorim të gjithmbarshëm, si dhe rëndësinë që ka qasja e përshtatshme nga ana e IRJM-së, njoftuan nga kabineti i kryeministrit grek.

Në këtë takim mori pjesë edhe ministri grek i punëve të jashtme, Nikos Kocias.

Siç njoftoi MIA, Cipras në Nju Jork u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, me të cilin, gjithashtu shkëmbyen mendime për mundësinë e zgjidhjes së problemit me emrin.