DELEGACIONI I MAQEDONISË NË BERLIN, MERKEL: DUAM T’U NDIHMOJMË VENDEVE NË BALLKANIT

TË FUNDIT

Është në interes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që të vazhdohet me proceset pozitive që t’u ndihmohet vendeve në rrugën e tyre evropaine. Kështu tha sot Kancelarja e gjermanisë Angela Merkel në prag të Samitin e Berlinit, duke paralajmëruar gjithashtu se do të përpiqen të shohin situatat të ndryshme në shteteve të ndryshme, për të parë nëse kanë momente të reja dhe nëse është e nevojshme që Franca dhe Gjermani bashkarisht të ndihmojnë në progresin e tyre.

“Ne kemi parë hapa inkurajues të ndërmarrë në çështjen me Maqedoninë e Veriut, ku në vështirësitë dhe kurajon e tyre kemi parë mundësinë për të sjellë zgjidhje të mosmarrëveshjeve të këtilla, dhe këtu do të doja të falenderoj Bojko Borisovin, por gjithashtu edhe kryeministrin grek Aleksis Cipras si dhe Kryeministrin maqedonas. Një problem për të cilin punohet shumë vite mund të zgjidhet, ndërsa ka edhe cështje te tjera për të cilat do të diskutojmë sot”, u shpreh Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.

Presidenti I frances tha se me prioritet për të biseduar janë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, megjithatë përmendi edhe Marrëveshjen e Prespës si një storie suksesi.

“Javet dhe muajt e fundit kanë treguat se progresi është i mundëshm, edhe pas 20 vitesh konfliktesh që kanë pasur, e kanë ndarë Ballkanin, ju e dini se Franca ka luajtur rol krucial, ndërsa tani kemi parë ardhjen e Marrëveshjes së prespës dhe kjo tregon se ka mundësi për zgjidhje nëse njerëzit që janë përgjegjës janë inkurajues, dhe ne falenderojmë Kryeministrin Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras që na sjellin një zgjidhje konkrete”, theksoi Presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Në Berlin po qëndrojnë edhe Kryeministri Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe Ministrin për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov ku do të marrin pjesë në Konferencën e shefave të Ballkanit Perëndimor.

Para kësaj konference, delegacioni i vendit  u takuan me Kancerlaren Merkel ku tema kryesore e bisedimeve kanë qene përfitimet nga Marrëveshja e Prespës për stabilitetin , bashkëpunimin dhe paqen në rajon.

Takim zhvilluan edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini.  Nga kabineti i Zaevit shkruajnë se gjatë këtij takimi u përmend Marrëveshja e Prespës si shembull i suksesshëm dhe lajm i shkëlqyer që rajoni ia dërgon Evropës, ndërsa është theksuar gjithashtu se Konferenca e sotme, mes tjerash, ka për qëllim t’i nxjerrë në pah përfitimeve e rajonit nga Marrëveshja.

Ky takim i delegacionit të Maqedonisë me Merkelin dhe Makronin ndodhë një muaj para publikimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian. I njëjti pritet që të japë dritë jeshile që Maqedonia e Veriut të nisje të bisedimeve për anëtarësim në BE, por Franca, Holanda dhe Danimarka janë tre shtete që zgjerimin e unionit e shohin me skepticizëm. Siç shkruan e përjavshmja gjermane “Velt”, pikërisht në këtë Samit kancelarja Merkel ka në plan t’i bëjë trysni për ta bindur Presidentin Makron që Maqedonisë së Veriut t’i jepet mundësi të marrë datë në qershor.

Përgatiti: Besir Arifi