JAVA E FUNDIT E FUSHATËS PËR “PRESIDENCIALET”, PENDAROVSKI DHE SILJANOVSKA VAZHDOJNË TAKIMET ME QYTETARËT

TË FUNDIT

Është java e fundit e fushatës së zgjedhjeve presidenciale për raundin e dytë që do të zhvillohet më 5 maj.  Gordana Siljanovska – Davkova sot vizitoi Kërçovën, Strugën dhe Ohrin, ndërsa Pendarovski Shtipin dhe Strumicën.

Pendarovski para bustit të Boris Trajkovskit në Strumicë tha se është krenar për faktin që tre vite nga karierra e tij profesionale i ka kaluar në kabinetin presidencial të tij dhe se në të ardhmen do të inicioj ndarjen e medaljeve nën emrin e ish presidentit Trajkovski.

“Paralajmëroj se si president i ardhëshëm i vendit do të inicoj ndarjen e medaljes e cila do të mbajë emrin e presidentit të dytë të Maqedonisë, Boris Trajkovski. Kjo medalje do tu ndahet qytetarëve të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë multi-kulturore demokratike. Jam krenar për faktin se tre vite nga kariera ime profesionale i kamë kaluar në kabinetin e tij presidencial”, theksoi kandidati për president, Stevo Pendarovski.

Gordana Siljanovska – Dafkova tha se për të, kërçovarët janë shumë të rëndësishëm pamarparasysh, fenë dhe kombin e tyre, sepse siç tho ajo, Kërçova është vendi i paraardhësve të sajë.

“Qyteti i stërgjyshërve, gjyshërve dhe prindërve të mi, Kërçova është qyteti i vëllezërve të mi të gjakut -shqiptarëve. Unë pres që kërçovarët të dalin dhe të votojnë sipas dëshirës së tyre e jo ashtu siç do të thonë partitë”, u shpreh kandidati për president, Gordana Siljanovska Davkova.

Ndryshe fushata do të zgjas deri të premten në ora 24h, kur nis heshtja zgjedhore. Për të pasur sukses këto zgjedhje, duhet që të dalin në votime së paku 40% apo 723.253 nga 1.8 milionë votues. Në rast se nuk arrihet censusi, pozitën e presidentit e ushtron kryetari i Kuvendit.

Përgatiti: Mevludin Imeri