MIRËNJOHJE PËR NXËNËSIT E DREJTIMEVE PROFESIONALE, “DREJTIMET PROFESIONALE JANË E ARDHMJA E VENDIT”

TË FUNDIT

“Lideri i profesionit”, është emëruar evenimenti në të cilin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore i kanë shpërblyer nxënësit më të mirë të drejtimeve profesionale. E gjithë kjo në kuadër të promovimit të drejtimeve profesionale dhe paraqitjes së aftësive, vlerat dhe shkathtësitë e përfituara nga edukimi profesional.

“Jam lider i drejtimit juridiko-ekonomik dhe tregtar. I ftoj të gjithë semimaturantët të zgjedhin arsimin profesional sepse janë një hap përpara me drejtimin e tyre krahasuar me të tjerët dhe në këtë mënyrë mund ti dëshmojnë aftësitë dhe të përballen me përvoja të reja”, potencoi Stefan Marinçevski nga SH.M.Q.SH. “Vasil Antevski Dren”.

“Ju kisha preferuar gjithë nxënësve të zgjedhin një drejtim profesional. Në të ardhmen mund të gjejnë punë, sukses dhe gjithçka”, theksoi Ermira Murtezani nga SH.M.Q.SH. “Dimitar Vllahov”.

Sipas ministrit Arbër Ademi, drejtimet profesionale janë e ardhmja e vendit. Ai apelon deri tek nxënësit që janë në përfundim e sipër të shkollës fillore të ndjekin drejtime profesionale, sepse sipas tij pas mbarimit të shkollës profesionale do ta kenë më të lehtë të kyçen në tregun e punës.

“Arsimi profesional para se gjithash përpos që ofron fitim të njohurive të nevojshme, domosdoshme, e kompetencave, shkathtësive të cilat menjëherë do të mund të aplikohen në tregun e punës, arsimi i mesëm profesionale  ofron edhe mundësi më të mëdha që të zvogëlohet papunësia, po edhe të plotësohen kërkesat e tregut të punës”, deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Përfaqësuesja e Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim tha se këta kuadro paraqesin një thesar për vendin tone. Ndërkohë nga Oda Ekonomike thanë se ngjarjet e këtilla janë mundësi e mirë për kompanitë që t’i zgjedhin më të mirët në drejtimet e bizneseve të tyre.

Përgatiti: Mevludin Imeri