ÇKA NDODHI DJE NË BFI? SULEJMAN REXHEPI MBETET NË KRYE TË BFI-SË

TË FUNDIT

Ora ishte 18:20 minuta, të martën k ur Skender Buzaku nga selia i Bashkësisë Fetare Islame deklaroi se ai me vendim gjyqësor është shpallur Reisi i ri i Bashkësisë Fetare Islame.

“Unë jam Skender Buzaku, Reisi i ri në bazë të vendimit të Gjykatës. Raportet do të inspektohen se si është punuar në BFI. Nuk ka nevojë të takohem me Molla Sulën. Nuk ka puç në BFI, të gjitha veprimet janë bërë në përputhje me aktet e BFI-së”, deklaroi Skender Buzaku.

Pasi përfundoi me deklaratën për media, Buzaku u drejtua që të kthehet në punë, por ati nuk ju lejua hyrja.

Pas disa tentimeve dhe trokitjeve në derë ai sërish mbeti jashtë, filloi edhe t’i kërkoj njerëzit në telefon.

Pas deklaratës së Buzakut, erdhi edhe policia financiare, por nuk u futën brenda.

Pas gjysmë ore ai arriti të futet në oborrin e BFI-së por jo edhe brenda objektit.

Pas disa çasteve doli Muamer Veseli anëtari i BFI-së. Ai tha se vendimi i gjykatës është skandaloz dhe se kryetarin e BFI-së e zgjedh vetëm rijaseti i BFI-së.

“Është Riaseti ai që vendos kush është Reis ulema. Çdo veprim tjetër është cenim i autonomisë i BFI-së. Shpresoj që për një kohë të shkurt sistemi juridik do të pastron këtë kaos në BFI”, tha Maumer Veseli, anëtarë i Riasetit të BFI-së.

Pas këtyre ngjarjeve në BFI rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Fakultetin e Shkencave Islame në Kondovë, thirri mbledhje të jashtëzakonshme të 13 myftinjve të vendit, ku njëzëri hedhen poshtë vendimin e gjykatës duke sjell vendim se kreu i BFI mbetet Sulejman Rexhepi.

Përgatiti: Zimer Jashari