Hristian Mickoski, kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE të drejtën e votës e shfrytëzoi sot në SHF “Dimo Haxhi Dimov” në lagjen Vllae.
“Sot është një ditë kur qytetarët duhet të jenë të zëshëm, duhet me fletën dhe stilolapsin në dorë, prapa kutisë së votimit të dalin në mënyrë masovike dhe të vendosin që njëherë e përgjithmonë të mposhten padrejtësitë në Republikën e Maqedonisë, të fitojë drejtësia. Qytetarët duhet të jenë të zëshëm kundër gënjeshtrave, korrupsionit, mos-sundimit të së drejtës, mungesës së demokracisë në vend dhe politikanëve të pandershëm, kundrejt ndershmërisë, sinqeritetit dhe principeve. Atë që e pres unë sot, është të kemi një ditë të bukur demokratike”, u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
