Zgjedhja e presidentit, ishte tema për të cilën u debatua mbrëmë në emisionin Click Plus.
Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta tha se Blerim Reka është treguar naiv që është kandiduar për president, pasi siç thotë ai nuk ka gjasa ta kalon as rrethin e parë.
“A mund të fitojë Blerim Reka? Do fitoj rrethin e parë do firoj rrethin e dytë është qesharake edhe fëmija i djepit e din atë. Pendarovski i Pranon të gjithë qytetarët shqiptarë edhe maqedonas, ju hyni në gjëra që nuk kanë lidhje me presidentin”, theksoi Nevzat Bejta nga BDI.
“A është zgjedhur ndonjë president pa votat shqiptare”, u shpreh Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.
Bejta tha se partia e tij ka bërë shumë për shqiptarët, ndërsa i pyeti kundërshtarët e tij se çfarë kanë bërë ata?
“Çka do të bëni ju për shqiptarët, nuk keni bërë asgjë”, tha Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së.
“Ne do të bëjmë atë që nuk e keni bërë ju”, potencoi Ilmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.
Skender Rexhepi-Zejdi nga partia Alternativa, pranoi se çështjet shqiptare ende nuk janë mbyllur dhe tha se partitë shqiptare së pari duhet të arrijnë marrëveshje mes veti.
“Çështjet shqiptare nuk janë përmbyllur dhe as nuk do të përmbyllen me zgjedhjet presidenciale. Së pari ne shqiptarët duhet ta kemi një konsesualitet mes veti për çështjet shqiptare, pa një marrëveshje shqiptaro-maqedonase çështjet shqiptare nuk do të përmbyllen”, deklaroi Skender Rexhepi-Zejdi nga Alternativa.
Bejta akuzoi se Aleanca për shqiptarët është në koalicion me VMRO-në, por Ilmi Aziri nga kjo parti tha se BDI duhet tu kërkojë falje shqiptarëve për faktin se ishin bashkë në qeveri me VMRO-në vite me radhë.
Përgatiti: Salije Sadiku
