JAVA E PARË E FUSHATËS ZGJEDHORE, A PRITET ASHPËRSIM I DISKURSIT POLITIK?

TË FUNDIT

Edhe pse secili kandidat ka specifika gjatë paraqitjes, ekspertët vlerësojnë se megjithatë fushata e tyre nuk po zgjon interes të veçantë te qytetarët. Ekspertët vlerësojnë se të tre kandidatët janë profesorë prandaj dhe janë të kujdesshëm në fjalimet e tyre. Por për faktin se këto zgjedhje presidenciale nuk po mbahen së bashku me ato parlamentare, nuk ka paraqitje të flakta nga ana e kandidatëve. Sipas ekspertëve Mitko Gaxhovskit edhe Albert Musliut, kjo është për shkak se në thelb presidenti ka shumë pak ingerenca, andaj para elektoratit dalin me tema që nuk janë nën kompetenca të tyre.

“Duke marrë parasysh se kompetencat e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shumë të kufizuara, ata gjejnë tema të tjera që do t’i shfrytëzonin në fushatën zgjedhore. Prandaj ata fokusin e kanë në gjërat që do tu sjellin pikë politike për dallim nga ajo që quhet zbatim shoqëror i funksionit  – president i shtetit”, theksoi profesori universitar, Mitko Gaxhovski.

“Ne si shoqëri kemi trauma çdoherë kur zgjidhet president, për census, për shkak se nxitja e qytetarëve është në nivel të ulët, kështu që narracioni depërton në terren që nuk është nën kompetencat e tyre. A do të thotë kjo se do të bashkëpunojnë me pushtetin ose me opozitën, këtë duhet ta tregojnë ata”, potencoi analisti politikë, Albert Musliu.

Gaxhovski dhe Musliu vlerësojnë se në dy javët e ardhshme fushata do të ashpërsohet dhe debatet e tyre do të hyjnë edhe në përplasje personale, por siç thonë, megjithatë do ta mbajnë  nivelin e tyre të kulturës.

Përgatiti: Svetllana Unkovska