Përgjime të reja janë publikuar në facebook, në profilin e një personi të ashtuquajtur “El Cheka”. Për 12 orë janë publikuar disa video incizime të cilat janë në gjuhën shqipe dhe njëra është në gjuhën maqedonase, ku dëgjohen duke biseduar lideri i BDI-së Ali Ahmeti, funksionar të BDI-së dhe ish ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov për raste të ndryshme. El Cheka në postimin e tij në Facebook tha se video incizimet ia ka dërguar “Grupi i Kumanovës” dhe se këto video janë vetëm paralajmërim për videot që do të vijojnë e të cilat do të kenë përmbajtje me të rëndë. Nga MPB thonë që janë në koordinimin me Prokurorinë Publike për të zbardhur. Nga Prokuroria thonë se janë të njoftuar me rastin por nuk dhanë detaje të hollësishme dhe se nesër do të përgjigjen me detaje për lëndën.TV 21 kontaktoi edhe Artan Grubin nga BDI por nuk morëm përgjigje mbi video incizimet.
