Me ngjyrë sulmohet ndërtesa e Parlamentit grek!

TË FUNDIT

Persona të panjohur me ngjyrë të kuqe dhe të zezë dhe materiale piroteknike e kanë sulmuar ndërtesën e Parlamentit grek, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Sipas informatave të para, incidenti ka ndodhur 15 minuta pas orës 14 sipas kohës lokale, kur grup personash përmes shkallëve në përmendoren e heroit të panjohur kanë arritur deri në oborrin e Parlamentit dhe të hedhin ngjyrë ndaj objektit.

Nuk përjashtohet që pas sulmit të qëndrojë ndonjë grup anarkist ose “Rubikon”, ndërsa incidenti të jetë edhe një nga aksionet në shenjë të solidaritetit dhe mbështetjes me një nga liderët e organizatës terroriste “17 nëntori” Dimitris Kufodinas.

Parlamenti grek gjendet në sheshin Sintagma në sheshin e Athinës dhe njihet si një nga objektet më mirë të siguruara.