Kampioni Spanjol, Barcelona është shumë afër marrëveshjes me yllin e Ajaxit, Matthijs se Ligt, i cili ka qenë i lidhur me një largim që prej gjysmëfinales së Champions League dhe opsioni më i mundshëm ka qenë Barcelona.
Goal konfirmon se De Ligt pritet që ta pasojë bashkëlojtarin e tij te Ajax, Frenkie de Jong i cili ka nënshkruar me katalanasit për 75 milionë euro.
Sipas asaj që i është konfirmuar Goal, holandezi De Ligt është afër nënshkrimit të marrëveshjes, por që ende nuk ka asgjë zyrtare.
