Kjo nxënëse po e këndon këngën “Bota ime quhet muzikë” të Karolina Goçeva, nga libri i muzikës për klasën e 5-të.
Kënga me tekst origjinal është maqedonase, por e përkthyer dhe e përshtatur në shqip.
Për këtë nxënësit shpesh herë kanë hasur në vështirësi, sepse gjatë përkthimit rrymat e këngëve janë humbur.
Por me këto libra nxënësit do të mësojnë deri në shtator, pasi nga viti i ardhshëm shkollor do të ketë tekste të reja shkollore, për klasën e gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë, të cilat tashmë janë miratuar nga MASH.
Mësuesja, Nebehare Memedi, thotë shpesh herë është detyruar që nxënësve tu jep tekste të këngëve shqipe të cilat i ka transkribuar vetë gjatë dëgjimit nga CD-të e vjetra me këngë shqipe.
“Ç’do herë i ruaj materialet e vjetra. Kam CD me këngë të fëmijëve në gjuhën shqipe, kështu që jam munduar vet, ta dëgjoj nga CD-ja, ta nxjerr tekstin të ulem në shtëpi ta shtypi tekstin. Të printoj për ç’do nxënës nga një fletë e cila përmban tekstin e këngës e kështu që nxënësit e mësojnë tekstin, pastaj e lëshojmë me anë të CD-së”, u shpreh Nebehare Memedi, Arsimtare.
E ministri i arsimit Arbër Ademi tha se koha e këngëve të përkthyera ka kaluar dhe se nga viti ai ardhshëm do të ketë këngë në versionin origjinal, të të gjitha bashkësive të ndryshme etnike.
“Koha e këngëve të përkthyera ka kaluar. Me miratimin e këtyre programeve mësimore për klasën e 6,7,8 dhe 9 i jepet fund për këtë gjeneratë nxënësish i jepet fund këngëve të përkthyera. Tash do të kemi këngë në versionin origjinal, të bashkësive të ndryshme etnike, ku secili nxënës do të njihet me kulturën dhe muzikën të bashkësisë që i përket, po do të ketë mundësi të njoftohet, familjarizohet të dij, diçka më shumë edhe për kulturën dhe traditën muzikore të nxënësve të komuniteteve tjera. Dhe me këtë dinamikë do të duhet edhe të vazhdojmë”, theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
Programin e ri të lëndës së muzikës Ministri i Arsimit e promovoi në Qeveri.
Ndërkaq në librin e ri të muzikës, sipas Ankica Vitanovës, nga Byroja për Zhvillim të Arsimit, nuk do të jetë himni i shtetit, për shkak se programi është përpiluar në periudhën pas ndryshimeve kushtetuese.
Përgatiti: Mevludin Imeri
