Ndeshjet finale në sezonin 2018/19 në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës do të lënë shenjë në historinë e futbollit. Për herë të parë, 4 ekipe angleze do të luajnë në finale. Më 1 qershor forcat do t’i matin Totenhemi dhe Liverpuli, kurse tri ditë më parë Arsenali dhe Çelsi do të luftojnë për trofeun e Ligën e Evropës. Ajo që është interesante është se tre nga katër finalistët janë skuadra të Londrës. Çelzi me më shumë vështirësi e eliminoi Ajntraht Frankfurtin. Me rezultat 1:1 përfundoi ndeshja ndërsa përmes penaltive u zgjodh ekipi që do të vazhdojë në finalen në Ligën e Evropës. Çelsi ishte më i suksesshëm. Pasi pësuan humbje në finalen e Kupës së Anglisë kundër Mançester Sitit, kjo për lojtarët “blu” është shansi i vetëm për të fituar trofe në këtë sezon.
-Finalen e parë këtë sezon e luajtëm kundër Mançester Sitit në Kupën e Ligës. Ishim të mposhtur. Tani duam të fitojmë, sepse sipas mendimit tim, ky ekip meriton të fitojë. Kishim probleme para tre muajve, kurse në Angli nëse keni problem e niveli i kundërshtarëve është shumë i lartë, atëherë nuk do të jetë e lehtë që t’i tejkaloni vështirësitë. Ishim në gjendje ta bëjmë atë. Tani meritojmë ta fitojmë atë trofe”, theksoi Mauricio Sari Trajner I Çelzit
Një ndeshje fantastike ka luajtur Arsenali, i cili në “Mestalja”, sërish e mundi Valensinë, por kësaj radhe me 4:2. Në ndeshjen e parë në Londër rezultati ishte 3:1, kurse falë rezultatit 7:3 e siguroi plasmanin e tij në finalen kundër Çelzit.
-Pasi e humbëm garën në Premier Ligë, u përqendruam, u përgatitëm dhe punuam shumë për këtë finale. Mund të krenohemi me lojtarët, me punën dhe me tifozët tanë, të cilët janë vazhdimisht me ne. Suksesi nuk ka mbaruar. Ka edhe një hap – të luhet finalja. Jemi të lumtur, por gjithashtu e dimë se do të jetë e vështirë që të fitohet. Por, ashtu është puna. Nuk është e lehtë të luhet finalja”, theksoi Unai Emeri Trajner i Arsenalit
Ndeshja finale në Ligën e Evropës do të luhet më 29 maj në Baku, kurse më 1 qershor në Madrid luhet finalja e Ligës së Kampionëve.
PËRGATITI: EDIN RASTODER
