MPB ME DETAJE PËR AKSIONIN E MBRËMSHËM

TË FUNDIT

Policia mbrëmë ka kryer aksion për parandalim të trafikimit me drogë në disa lokacione të ndryshme në Shkup dhe qytete të tjera në vend, aksion ky i cili përgatitej tre muajt e fundit. Është gjetur drogë, para, armë dhe gjësende të tjera. Tre persona janë arrestuar, kurse një tjetër është në arrati. Kundër tyre do të ngrihen padi penale. Autoritetet policore informojnë se hetimi i gjerë kriminalistik zbatohej gjatë tre muajve të fundit, kurse qëllimi ka qenë parandalim të një grupi katëranëtarësh të organizuar nga Shkupi, i cili merrej me furnizim të sasive të mëdha të kokainës, e cila ishte ripaketuar, përzier dhe shitur në zonën e Qytetit të Shkupit. Janë kryer edhe bastisje në më shumë lokacione të ndryshme në lagjet Çair, Hasanbeg dhe në fshatin Grushinë. Nga bastisjet e kryera, është gjetur sasi e madhe e kokainës, të holla në valuta të huaja dhe vendore, si dhe armë zjarri.