Pasi u përkul para shtatores së Nënë Terezës, Papa hyri në shtëpinë-muze. Aty takoi kreun e kishës ortodokse, kryepeshkopin Stefan dhe kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi.
E jashtë objektit të Nënë Terezës, nga mëngjesi me padurimin e pritën dhjetëra qytetarë me gejndje sociale të rëndë, disa të sëmurë por kishte edhe persona të margjinalizuar. E murgesha Zina nga Kosova po priste me padurim të takojë atin e shenjtë.
“Jam shumë e emocionuar dhe gëzuar. Kjo është një ditë e veçantë që papa po vjen në Maqedoni, duhet të gjithë të jemi të lumtur”, tha Murgesha Zina.
“Ne jemi shumë të varfër ashtu siç thoshte Nënë Tereza nga Kalkuta të varfrit janë njerëz të mëdhenj. Të ndryshëm njeri nga tjetri me racë, komb dhe fe me përvoja të dhimbshme, pro të gjithë janë të bashkuar në një shpresë njerëzore”, u shpreh Murgesha.
Ata si dhuratë për papën dhuruan ikona të përpunuar me dorë.
Kurse Papa i bekoi me lutje të kushtuar Nënës Terezë.
Pas kësaj Papa Françesku dëgjoi historinë e nënës së vetme Sonja edhe vajzës Emilja.
“Dhimbja më e madhe e imja që ka mundur të më godasë është se jam nënë e vetme. Çdo ditë shpresoja se fëmijët e mij do të rriten me nënë dhe baba. Megjithatë kjo nuk ndodhi. Unë dhe foshnja ishim të dëbuar nga babai jashtë. Në kohën më të vështirë unë dhe bija ime, kur nuk e dija se çfarë do të ndodhë me neve Zoti na ndihmoi”, potencoi Sonja.
Pas kësaj, Papa Françesku shkoi tek besimtarët.
Mes besimtarëve kishte lot e gëzim.
Përgatiti: Zimer Jashari
