MIJALLKOV NË LIRI, SKADON PARABURGIMI SHTËPIAK 60-DITOR

TË FUNDIT

Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, nga sot do të jetë në liri pasi i skadoi paraburgimi shtëpiak prej 60-ditëve, për rastin “Titaniku 2” në të cilin u dënua me burg prej 3 viteve. Sipas ligjit, pas shqiptimit të aktgjykimit, gjykata mund të caktojë masa paraburgimi, derisa aktgjykimi nuk bëhet i plotfuqishëm, por kjo masë nuk mund të  jetë më e gjatë se 60 ditë. Pas aktgjykimit të shqiptuar më 8 mars, Gjykata e Apelit ende nuk është prononcuar lidhur me ankesat e parashtruara. Nga Penalja bëjnë me dije se me vendimin për shfuqizimin e paraburgimit shtëpiak, Mijalkovit i është shqiptuar masë kujdesi. I është marrë pasaporta, i është ndaluar ta lëshojë vendin me letërnjoftim, kurse për obligim ka një herë në javë të paraqitet në gjykatë. Mijallkovi u dënua me burg prej 3 viteve për rastin “Titaniku 2”, pas çka PPS-ja kërkoi që t’i përcaktohet paraburgim në Shutkë. Por, pas ankesës së tij, Gjykata e Apelit vendosi që dënimin me burg, t’ia zëvendësojë se paraburgim shtëpiak. Përveç Mijallkovit, në rastin “Titaniku 2” u dënuan edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi me 3 vjet dhe 2 muaj, ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi – 4 vjet dhe 6 muaj, kurse Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev me burg prej nga 3 vjet.