AVOKATI I POPULLIT HAP LINJAT FALAS, DENONCONI SHKELJET E TË DREJTËS SË VOTIMIT

TË FUNDIT

Në zyrën e Avokatit të popullit, sot në ditën e mbajtjes të rrethit të dytë  të zgjedhjeve presidenciale 2019,  dhe zgjedhjet e parakohshme  për kryetar të komunave Ohër dhe Novo Sellë në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do  të funksionojë  linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje  të së drejtës së votimit. Siç kumtojnë  nga zyra e avokatit të popullit, të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet  në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit. Avokati i popullit, të drejtat e qytetarëve  do t’i mbrojë  me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente  në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera të cilat obligohen t’u sigurojnë mbrojtje  të drejtave të tyre të garantuara.

Përveç personalisht në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët do të munden për mbrojtje të të drejtave të tyre të paraqiten edhe në numrat e telefonit në vijim: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329-996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.