PËRFUNDON PILOT-REGJISTRIMI, EVIDENTOHEN DISA MANGËSI NË REALIZIM

TË FUNDIT

Sot përfundoi regjistrimi pilot i popullsisë, ku Enti shtetëror i statistikave ka filluar ta zbatojë në 13 komuna. Kjo provë filloi para 20 ditëve, edhe pse ligji për regjistrimin e popullsisë ende nuk është votuar në Kuvend. Gjatë realizimi të pilot-regjistrimit janë vërejtur disa defekte në qartësinë e pyetjeve.

“Ajo që mund të ketë ndryshime minimale, dhe me shumë gjasa do të ketë ndryshime, metoda e parashtrimit të pyetjeve, me qëllim që të jenë më të thjeshta dhe më të kuptueshme për qytetarët. Vlerësuam se disa pyetje nuk kuptohen ashtu siç e pritem, dhe kjo do të ndryshohet, sepse personat zyrtarë e kishin patjetër të shpjegojnë se çfarë do të thotë ajo pyetje. Kjo ka ndodhur më shpesh tek një pyetje, e ajo është vendlindja… Sepse sipas definicionit ajo definohet jo si dendi ku ai person ka lindur, në kuptimin e vendndodhjes së spitalit, por vendlindje konsiderohet vendi ku ka jetuar nëna kur ai person ka lindur”, u shpreh Apostol Simovski nga Enti për Statistika.

Nga VMRO-DPMNE thonë se regjistrimi duhet të bëhet konform standardeve ndërkombëtare.        

“Maqedonia duhet të ketë regjistrim të popullsisë në përputhje me kriteret e Eurostat, kriteret e BE-së dhe SHBA-ve. D.m.th. njëjtë si bëhet regjistrim i popullsisë në Gjermani, në vendet skandinave, Spanjë apo në cilindo shtet të Evropës, ashtu duhet të zbatohet edhe regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, përkatësisht të kemi numërim të popullit rezident”, tha Vllatko Gjorçev.

Të dhënat statistikore thonë se popullata në shtet çdoherë e më shumë po plaket, gjegjësisht në periudhën 2008-2018  pjesëmarrja e popullatës së re prej zero deri në moshën 14 vjeçare, është ulur nga 18.1 përqind në 16,4. Ndërsa pjesëmarrja e popullatës së moshuar mbi 65 vjeçare, është rritur nga 11, 5 në 14,1 përqind. Sipas këtyre vlerësimeve, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2018 sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i të lindurve është ulur për 7 përqind, ndërsa shkalla e natalitetit për 0,9 përqind. Të dhënat thonë se është rritur edhe shkalla e mortalitetit e cila në vitin 2018 shënon 9,5 përqind.  Në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2018 është shënuar ulje e numrit të martesave për 8,2 përqind dhe është rritur numri i shkurorëzimeve për 34 përqind.

Aktivitetet në terren për regjistrimin provë të popullsisë zbatohet në 32 rrethe regjistruese në territorin e 13 komunave në shtet. Qëllimi kryesor i kësaj prove, sipas entit shtetëror të statistikave, po bëhet me qëllim të testimit të përgatitjeve organizative të qasjes së re të kombinuar metodologjike.

Përgatiti: Afrim Jonuzi