Surpriza që ia bëri e fejuara Milot Rashicës

TË FUNDIT

Ditë e veçantë për Rashicën

Ditë e veçantë për Rashicën
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica sot feston ditëlindjen 23-të, shkruan rtv21.tv
Gjatë ditës futbollisti i njohur kosovar ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.
Ndërsa, qysh në minutat e parë të ditës së sotme, Miloti e mori urimin e veçantë nga e fejuara e tij, Belkizi, e cila  përmes një postimi në instagram, shkroi fjali shumë domethënëse për të fejuarin.
Përveç urimit, Belkizi atij me rastin e ditëlinjdes i ka dhuruar edhe një dhuratë të veçantë. Bëhet fjalë për një tortë me inicialet e lojtarit si dhe numrin 7.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica në muajin qershor pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme ariti që të jetë njëri prej lojtarëve më të përmendur të Kombëtares sonë. /21Media